Një drekë pune midis Abdixhikut dhe Hovenierit

Një drekë pune midis Abdixhikut dhe Hovenierit

14:34, 23/05/2024

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka pasur një drekë pune me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Jeffrey Hovenier.

Në një postim në Facebook, Abdixhiku ka njoftuar se me ambasadorin Hovenier kanë folur për vizionin euroatlantik të Republikës së Kosovës.

“Një drekë pune e rregullt, me ambasadorin e ShBA-ve në Kosovë, Jeffrey Hovenier. Kënaqësi, si gjithëherë bashkëbisedimi e pajtimi për vizionin euroatlantik të Republikës së Kosovës, si dhe ecjen e ngushtë me ShBA-të në të gjitha rrugëtimet tona përpara”, shkroi Abdixhiku.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco