Kurti kujton Referendumin e 91-tës: Votimi për sovranitetin e Kosovës

Kurti kujton Referendumin e 91-tës: Votimi për sovranitetin e Kosovës

18:43, 26/09/2021

Kryeministri Albin Kurti ka shkruar se para 30 vitesh, në shtatorin e vitit 1991, me vullnetin e popullit dhe aspiratën për liri, Kosova bëri hap historik kah vetëvendosja, shkruan Syri.net Kosova.

Ndërmjet 26 dhe 30 shtatorit 1991, me guxim të pashembullt, 87 për qind të votuesve të Kosovës, dolën masivisht në referendumin për pavarësi dhe me shumicë absolute votuan për Kosovën shtet të pavarur e me të drejtë të vetëvendosjes.", ka shkruar kryeministri.

Sipas tij, referendumi erdhi si rrjedhojë e një sërë ngjarjesh të ndodhura pas ardhjes së Millosheviqit në krye të Serbisë, i cili rindezi nacionalizmin serbomadh dhe në vitin 1989 suprimoi autonominë e Kosovës. 

"Në këtë përvjetor jubilar, kujtojmë me krenari dhe u jemi thellësisht mirënjohës të gjithë atyre burrave e grave që u organizuan për Referendumin e 91-tës, këtë akt të rezistencës dhe lirisë, ndërmarrje e vështirë dhe me shumë rrezik për kohën, e një ndër themelet e Republikës.", ka shkruar mes tjerash Kurti.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco