'Serbia nuk heqë dorë'…zbardhet deklarata e Vuçiqit me Borrellin

'Serbia nuk heqë dorë'…zbardhet deklarata e Vuçiqit me Borrellin

17:20, 26/09/2021

Serbia do të vazhdojë të respektojë të gjitha marrëveshjet që ka nënshkruar, të gjitha rregulloret ligjore ndërkombëtare dhe do të vazhdojë të ofrojë mbështetje për paqen dhe stabilitetin rajonal, theksoi sot Presidenti serb Aleksandar Vuçiq.

Në bisedimet me Përfaqësuesin e Lartë të BE -së për Punët e Jashtme dhe Sigurinë Giuseppe Borelj, Vuçiq tha, se Serbia nuk do të heqë dorë nga angazhimi i saj për paqen, pavarësisht “sjelljes së papërgjegjshme, joserioze dhe kriminale nga autoritetet e Prishtinës”.

Vuçiq foli me Borrellin në telefon dhe me atë rast Përfaqësuesi i Lartë bëri thirrje për durim, ruajtjen e paqes dhe vazhdimin e dialogut në Bruksel, njoftoi shërbimi për shtyp i presidentit.

Kujtojmë, se përfaqësuesi  i lartë i BE-së, Joseph Borrel në një thirrje që lëshoi më herët për situatën në veri, kërkoi që nga ajo pjesë të tërhiqen forcat e Njësisë Speciale si dhe të largohen barrikadat e vendosura nga serbët.

E në komunikatën e lëshuar nga Borrell i është dërguar një mesazh direkt edhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksander Vuçiq, shkruan lajmi.net.

Borrell në thirrjen e tij ka thënë se udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë janë plotësisht përgjegjës për çdo rrezik sigurie dhe mirëqenien e komuniteteve lokale si në Kosovë ashtu edhe në Serbi.

“Kosova dhe Serbia duhet të gjejnë zgjidhje për të zbutur situatën dhe për të rënë dakord për rrugën përpara. BE do t’i mbështesë në mënyrë aktive këto përpjekje. Udhëheqësit e Kosovës dhe të Serbisë janë plotësisht përgjegjës për çdo rrezik për sigurinë dhe mirëqenien e komuniteteve lokale si në Kosovë ashtu edhe në Serbi. E theksova këtë në thirrjet e mia me Presidentin Vuçiq dhe Kryeministrin Kurti këtë javë”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga BE.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco