Zjarri kaplon dy banesa në Dragodan, shkaktar ishte ventilimi

Zjarri kaplon dy banesa në Dragodan, shkaktar ishte ventilimi

15:45, 26/09/2021

Dy banesa në lagjen “Dragodan” në kryeqytet janë përfshirë nga zjarr.

Me këtë rast kanë dal në vendin e ngjarjes ekipet emergjente të policisë së Kosovës e zjarrfikësit për të lokalizuar zjarrin.

Nga ekipet emergjente të Zjarrfikësve mbrapa kamerës thanë se nuk ka të lënduar, duke shtuar se në njërën banesë nuk kanë qenë brenda as një anëtarë.

Kati i tretë dhe i pestë kanë qenë të përfshirë nga zjarri. Sipas njërit zyrtar të zjarrfikësve zjarri është shkaktuar nga shpërthimi i ventilimit, ku oxhaku nuk ka mundur ta përballojë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco