Dyshohet se dhunoi seksualisht të miturën, Gjykata merr vendim për ferizajasin

Dyshohet se dhunoi seksualisht të miturën, Gjykata merr vendim për ferizajasin

16:08, 28/07/2021

Gjykata Themelore në Gjilan ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh, për Sh.B., i cili dyshohet se ka dhunuar seksualisht një të mitur në rrugën Viti-Kllokot

Rasti ka ndodhur mesnatën e së martës, ka njoftuar Gjykata.

“Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditë të pandehurit Sh. B. Ekziston dyshimi i bazuar se me datë 27.07.2021, rreth orës 01:20 minuta, ka kryer marrëdhënie seksuale me të miturën, në Motelin ”Malibu” që gjendet skaj rrugës Viti – Kllokot,. Me këto veprime, i pandehuri dyshohet se kanë kryer veprën penale “dhunimi” vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Ndryshe, për këtë rast ka njoftuar edhe Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco