Sot në ora 16:00 i jepet lamtumira e fundit 39-vjeçares që humbi jetën në aksidentin tragjik në Slavonski Brod

Sot në ora 16:00 i jepet lamtumira e fundit 39-vjeçares që humbi jetën në aksidentin tragjik në Slavonski Brod

15:58, 28/07/2021

Një nga viktimat e aksidentit tragjik të ndodhur afër Slavonski Brod në Kroaci, Leonora Gjotaj Kolmekshaj do të varroset sot në ora 16:00 në varrezat e fshatit Lipovec të Gjakovës.

Gjotaj Kolmekshaj është në mesin e dhjetë personave që humbën jetën mëngjesin e së dielës si pasojë e aksidentit të rëndë që shkaktoi autobusi i kompanisë ‘Deva Tours’.

Trupi i saj dhe nëntë viktimave të tjera u soll sot nga Kroacia për në Kosovë.

Nga ky aksident mbetën të lënduar edhe 45 persona të tjerë, ndër ta 15 në gjendje më të rëndë.

Njoftimi i plotë i familjes:

Me dhimbje të thellë njoftojmë të afërmit, miqtë dhe dashamirët se me datë 25.07.2021 ndërroi jetë në aksidentin e ndodhur në Kroaci në moshën 39-vjeçare vajza, bashkëshortja, nëna, motra jonë e dashur Leonora Gjotaj Kolmekshaj.

Varrimi i të ndjerës bëhet të mërkurën me datë 28.07.2021 në ora 16:00 në varrezat e fshatit Lipovec.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco