Çfarë di CIA për Serbinë

Çfarë di CIA për Serbinë

15:36, 28/07/2021

CIA ka burim të dhënash për vendet të cilat çdo vit publikohen në formë almanaku “The World Factbook”, shkruan Blic i Beogradit. Ndër to janë edhe të dhënat për Serbinë, shkruan kjo gazetë.

Blic shkruan se CIA din shumëçka për Serbinë dhe pastaj numëron disa nga ato të dhëna duke filluar nga formimi i Mbretërisë së serbëve, kroatëve e Sllovenëve, për të arritur te roli i saj në zhbërjen e Jugosllavisë.

“Më 1991 Kroacia, Sllovenia dhe Maqedonia shpallën pavarësinë, e pastaj Bosnja më 1992. Republikat e mbetura, Serbia e Mali i Zi shpallën Republikën Federative të Jugosllavisë…”.

“Më 1998 kryengritja e shqiptarëve në Krahinën e dikurshme Autonome të Kosovës nxiti fushatën antikryengritëse aë përfundoi me masakra e dëbime masive të shqiptarëve aë jetonin në Kosovë”, citon kjo gazetë CIA-n, transmeton Koha.net. “Pas refuzimit të marrëveshjes ndërkombëtare nga ana e Qeverisë së Millosheviqit pasoi bombardimi i NATO-s mbi Serbinë në pranverë të vitit 1999” shkruan Blic, transmeton Koha.net.

Përmendet po ashtu se zgjedhjet e vitit 2000 rrëzuan Millosheviqin dhe sollën pushtetin demokratik. Sipas kësaj gazete, pas dy vjetësh “negociata të pasuksesshme” Kosova shpalli pavarësinë, ndërsa Serbia kërkoi mendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë (Blic nuk përmend se kjo Gjykatë e quajti të ligjshme ndërkombëtarisht shpalljen e kësaj pavarësie – plotësim ynë) dhe se janë arritur disa marrëveshje në kuadër të negociatave në Bruksel.

Përmendet po ashtu se Aleksandar Vuçiq ka promovuar qëllimin ambicioz – Serbia në BE më 2020.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco