As prejardhja nga fshati i njëjtë me presidenten s’e shpëtoi Valdete Dakën nga shkarkimi

As prejardhja nga fshati i njëjtë me presidenten s’e shpëtoi Valdete Dakën nga shkarkimi

16:59, 14/06/2021

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shkarkuar Valdete Dakën nga udhëheqja e KQZ-së.

Me anë të një dekreti Osamni i ka përfunduar mandatin para kohe si kryetare të Komisionit Qendron të Zgjedhjeve.

Osmani ka pasur përplasje më Dakën edhe gjatë kohës sa drejtonte Presidencën si ushtruese e detyrës.

E gjatë asaj kohe, Osmani pati treguar edhe ‘afërsinë familjare’ që kishte me ish-kryetaren e KQZ-së.

Ajo pati deklaruar se nuk ka ndonjë lidhje familjare, ndonëse prindi i saj dhe ai i Dakës vijnë nga i njëjti fshat.

“Babai im dhe i ndjeri babai i zonjës Daka kanë qenë nga i njëjti fshat, por lidhje gjaku nuk kemi. Vetëm vijmë nga i njëjti fshat”, tha Osmani.

Por as prejardhja nga i njëjti fshat me presidenten Osmani nuk e shpëtoi Valdete Dakën nga shkarkimi si udhëheqëse të KQZ-së.

Menjëherë pas shkarkimit të saj, Osmani ka emëruar si kryesues të ri të KQZ-së, Kreshnik Radoniqin, që është gjyqtar i Gjykatës së Apelit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco