Dy raste të dhunës ndaj prindërve për 24 orë

Dy raste të dhunës ndaj prindërve për 24 orë

11:26, 13/06/2021

Një person ka raportuar se është sulmuar fizikisht me grushte nga djali i tij.

Rasti është raportuar dje në mesditë në Suharekë. Viktima ka marrë tretman mjekësor në Emergjencë, Suharekë dhe është udhëzuar për tretman të mëtejshëm në spitalin rajonal në Prizren.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë. Rasti vazhdon të hetohet.

Kurse, në Prizren është arrestuar i dyshuari, pasi që i njëjti e kishte kanosur nënën e tij, pasi që i kishte kërkuar para.

Sipas viktimës, i dyshuari është përdorues i narkotikëve. Me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco