Nis seanca ku pritet të raportojë Albin Kurti, këto janë krejt pikat për të cilat do të diskutohet

Nis seanca ku pritet të raportojë Albin Kurti, këto janë krejt pikat për të cilat do të diskutohet

10:25, 11/06/2021

Ka filluar seanca e Kuvendit të Kosovës, derisa në sallë janë prezent momentalisht një numër i vogël i deputetëve.

Sot Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë plenare, e ku në rend dite është edhe raportimi i kryeministrit Albin Kurti, lidhur me procesin e dialogut.

Dje ndërkaq, gjatë ditës, zyra për informim brenda Kuvendit konfirmoi edhe pikat e rendit të ditës, ndërsa siç edhe mund ta shihni më poshtë në listën e plotë, pika e katërt është ajo që i atribuohet tërësisht dialogut.

Kurti po raporton para deputetëve pak ditë para takimit që do të mbajë në Bruksel me presidentin serb, Aleksandër Vuciqin.

Rendi i ditës

1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,

2. Pyetjet parlamentare,

3. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,

4. Diskutim mbi ecurinë e deritanishme të procesit të dialogut me Serbinë,

5. Propozim-vendimet për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit nr. 08-V-006, dt. 02.04.2021 për formimin e komisioneve parlamentare,

6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-003 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 06/L-057 për Përgjegjësitë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve,

7. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2020,

8. Debat parlamentar në lidhje situatën ekonomike si pasojë e pandemisë COVID-19 (të hënën më 14.06.2021).

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco