Boiken Abazi zbulon çfarë fshihet pas përqafimit të Ramës me Kurtin

Boiken Abazi zbulon çfarë fshihet pas përqafimit të Ramës me Kurtin

10:17, 11/06/2021

Boiken Abazi nga LV-ja në Shqipëri është deklaruar pas takimit ndërmjet liderit të tij Albin Kurtit dhe kryeministrit  të tij Edi Ramës

Sipas tij përqafimi që Rama i bëri Kurtit nuk ishte i llojit vëllazëror. Ai ishte përqafim prej boksieri, edhe pse Kurti nuk kishte ardhur aspak për ndeshje me Ramën, por për koordinim kombëtar. 


Boiken ABazi, tha se Rama i dha, megjithatë, një përqafim prej atyre që boksieri bënë për të marrë pak frymë e për t'u shplodhur, para grushtit të radhës. 

"Dhe grushti erdhi menjëherë pas "përqafimit", në intervistën për "Euronews Serbia", ku Rama e goditi nismën e qeverisë Kurti për ta paditur Serbinë për gjenocid në Kosovë", tha Lideri i LV-s ë Shqipëri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco