Koha kur dikush mashtronte në emër të UÇK-së: Kopjonte firmën e monedhës prej 20 eurosh

Koha kur dikush mashtronte në emër të UÇK-së: Kopjonte firmën e monedhës prej 20 eurosh

09:46, 11/06/2021

Diçka e pazakontë ndodhi në vitin 2015. Atë vit ndodhën disa ngjarje në Shkup. Dikush kryente sulme nëpër qytet, e përgjegjësia iu hodh UÇK-së.

Nëpër komunikata që shkruheshin atëherë, ishte edhe një firmë e krerëve të kësaj ushtrie, aty ku ata merrnin përgjegjësinë për sulme.

Komunikatat e firmosura gjoja nga Ushtria Çlirimtare Kombëtare, në të cilat merret përgjegjësi për disa sulme me bomba muajve të fundit në Shkup, mbajnë firmën e falsifikuar të guvernatorit të Bankës Evropiane, e cila përdoret në bankënotat e euros. Këtë e zbuluan qytetarët në rrjetet sociale pas shpërndarjes së komunikatës së fundit, të gjoja UÇK-së, në të cilën merret përgjegjësia për sulmin me bombë para 3 ditësh, para Gjykatës Themelore Shkupi II.

Përveç këtij sulmi, kjo organizatë fantome interneti mori përgjegjësinë edhe për granatimin e Qeverisë muaj më parë dhe sulmet me bomba në afërsi të stacioneve policore në Tetovë dhe Kumanovë. Të gjitha këto sulme kishin kaluar pa viktima dhe pa dëme materiale.

Ndërkohë, nga policia thonë se vazhdojnë hetimet për të gjitha këto raste nga njëra anë, por edhe për UÇK-në e internetit. Para disa muajsh, duke gjurmuar vendin prej ka lëshohen komunikatat e UÇK-së, policia kishte lokalizuar një adresë në Zvicër. Megjithatë, deri tani MPB-ja nuk ka asnjë ide se kush fshihet pas emrit Komandant Kushtrimi, i cili firmos këto komunikata.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco