Vjen një sinjal serioz për Bashkimin Evropian

Vjen një sinjal serioz për Bashkimin Evropian

08:54, 11/06/2021

 

Tema e liberalizimit të vizave është një nga temat më të përfolura të viteve të fundit në Kosovë.

Qytetarët e vendit tonë, për shumë vite kanë qenë cak i ‘mashtrimeve’ të ish-udhëheqësve të shtetit, të cilët kanë deklaruar shumë herë se liberalizimi i vizave do të ndodhë shumë shpejt.

E temën e liberalizimit e riktheu ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Mass, i cili dha një mesazh të mirë për këtë temë.

“Një marrëveshje gjithëpërfshirëse në mes të Kosovës dhe Serbisë, nuk do ta rriste vetëm stabilitetin rajonal por do të hapte gjithashtu edhe rrugën për perspektivat e të dy vendeve për Bashkimin Evropian”, ka thënë Mass në një konferencë.

Kryediplomati gjerman ka thënë tutje se kur flitet për pragmatizëm, atëherë beson që “Bashkimi Evropian duhet përfundimisht që t’ia japë Kosovës liberalizimin e vizave, vendit të vetëm që vazhdon të jetë i përjashtuar nga e drejta për udhëtim në Evropë”.

Ai ka bërë thirrje për bashkëpunim rajonal dhe pajtim.

“Të gjithë njerëzit në Evropë mbajnë barrë historike. Por historia nuk duhet të jetë një pengesë në formimin e një të ardhmeje të përbashkët”, ka shtuar kryediplomati gjerman.

Ndër të tjera, Mass ka thënë se përkrahin punën që po bëhet nga Josep Borell dhe Miroslav Lajçak në kuadër të dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Ndërsa, këtë deklaratë të ministrit Mass për liberalizim të vizave dhe dialogun me Serbinë, analistët politik dhanë opinione të ndryshme.

Varësisht nga këndvështrimet e tyre ata u shprehen skeptik ose optimist në lidhje me këtë temë.

Lidhur me këtë temë, profesori dhe njohësi i çështjeve politike, Sulejman Mehazi e cilësoi Gjermaninë si një nga shtetet që më së shumti e përkrah Kosovën, në rrugëtimin e saj për liberalizimin e vizave. 

Ai këtë e tha bazuar në deklaratat e ministrit Jashtëm të Gjermanisë, Heiko Mass. 

“Gjermania është ndër shtetet të BE-së që më së shumti përkrah Kosovën, kjo vërehet nga deklarata e Ministrit të Jashtëm të Gjermanisë, Heiko Mass, i cili me fjalët e tij "se BE duhet t’i jap liberalizimin e vizave Kosovës dhe se një marrëveshje gjithëpërfshirëse në mes të Kosovës dhe Serbisë, nuk do ta rriste vetëm stabilitetin rajonal, por do të hapte gjithashtu edhe rrugën për perspektivat e të dy vendeve për Bashkimin Evropian””, ka deklaruar Mehazi. 

Sipas profesorit, këto deklarata të ministrit Mass, janë sinjal për Bashkimin Evropian, që t’ia bëjë liberalizimin e vizave. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco