Ja pse u ndalua dërgimi i pakove me gjëra esenciale për ish-eprorët e UÇK-së në Hagë

Ja pse u ndalua dërgimi i pakove me gjëra esenciale për ish-eprorët e UÇK-së në Hagë

08:52, 11/06/2021

Vajza e ish-kryeparlamentarit dhe ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqi, Gresë Krasniqi, ka akuzuar sot ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvallën, se ua ka ndaluar që përmes kësaj ministrie t’ua dërgojnë gjërat esenciale ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë.

Në një përgjigje me shkrim, nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës i kanë thënë Sinjalit se arsyeja pse është ndaluar dërgimi i këtyre pakove është skadimi i kontratës me operatorin që e ka kryer këtë shërbim.

Mirëpo, nga kjo ministri kanë thënë se janë angazhuar që sa më shpejt të gjendet një zgjidhje për këtë çështje.

“Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) i ka skaduar kontrata me operatorin për dërgimin e pakove jashtë vendit. Arsyet janë ligjore dhe lidhen me të kaluarën. MPJD-ja është duke punuar në gjetjen e një zgjidhjeje sa më të shpejtë”, thuhet në përgjigjen e kësaj ministrie për Sinjalin.

Krasniqi e ka akuzoi Gërvallën se këtë vendim e ka marrë për inate personale.

“Ajo duhet me i lënë anash ose inatet personale ose ministrinë që aq dobët e udhëheq ose të përgjigjet për veprimet e saj! Krejt dhe Zhdrejt”, shkroi ajo ndër të tjera në Facebook.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco