Detaje nga fjalosja: Si erdhi deri tek përplasja Kurti - Bërnabiq

Detaje nga fjalosja: Si erdhi deri tek përplasja Kurti - Bërnabiq

15:19, 10/06/2021

Kërkesa e kryeministrit të Republikës së Kosovës Albin Kurti, që marrëveshja e CEFTA-s të ripërcaktohet, në të cilën Kosova do të trajtohej si shtet, ka bërë që Samiti i Ballkanit Perëndimor në Tiranë, të mos kaloj në qetësi.

Kjo pasi kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq iu përgjigj kësaj kërkese, duke thënë se formati aktual funksionon mirë dhe se nuk ka asnjë argument ligjor për të ndryshuar asgjë.

Raportohet se ajo tha: “Sepse Kosova është pjesë e Serbisë”.

Tutje, në këtë debat, raportohet se kryeministri Kurti i ka bërë thirrje Serbisë që të njohë Kosovën si shtet të pavarur.

As kjo kërkesë nuk ka kaluar pa përgjigje nga kryeministrja serbe.

Ajo tha se Kosovën nuk e njohin pesë anëtare të BE-së, se Kosova nuk është anëtare e OKB-së dhe se në atë kuptim nuk mund të ketë status tjetër nga ai ekzistues.

Kurti iu përgjigj asaj me një pyetje: “Çfarë do të bësh, a dëshiron të na pushtosh?”. Ndërsa Bërnabiq u përgjigj: “Si mendoni se po e okupojmë territorin tonë?”/Tanjug.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco