E shtuna fatale dhe rrena skandaloze e dy drejtoreshave në Prishtinë

E shtuna fatale dhe rrena skandaloze e dy drejtoreshave në Prishtinë

12:11, 16/05/2021

Raportimi i djeshëm i Syri Kosovës në lidhje me ngacmimin seksual që ka ndodhur brenda oborrit të shkollës fillore ‘Faik Konica’ në Prishtinë, ka nxitur reagime të menjëhershëm nga vet udhëheqësi e kësaj shkolle.

Syri Kosova gjatë ditës së djeshme ka pritur përgjigje nga ana e drejtorëshës, Jehona Oruqi për të marr një qëndrim rreth rastit, por ajo nuk i është përgjigjur thirrjeve dhe mesazheve tona, deri në momentin e publikimi të lajmit.

Pas publikimit, zonja Oruqi ka marrë gazetaren e Syrit duke e kërcënuar dhe bërë presion që t’ia jap burimin e lajmit.

Për me tepër mohon që ndodh si rast, por pastaj thotë se nuk ka ndodh të martën, por të shtunën. E që sipas saj në vikend nuk ka mësim.

Po një përgjigje të tillë e ka dhënë edhe drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Shpresa Shala, duke thënë që nuk ka qenë ditë mësimi.

"Ngjarja ka ndodhur të shtunën, rastin e ka trajtuar shkolla. Të shtunën fëmijët kanë qenë duke luajtur në oborrin e shkollës. Unë s’kam pa ndonjë inçizim. Sipas drejtorisë nuk ka të bëjë as me sulm seksual, as me kurgjo. Nuk është ditë e mësimit, por është ditë e shtunë”, ka thënë drejtoresha e DKA-së Shala.

Por si duket, të dy drejtoreshat kanë harruar që me vendimin e fundit të MASHT-it, të datës 20 prill 2021, gjitha shkollat detyrohen të mbajn mësim plotësues, të shtunave.

Në vendim të MASHT të thuhet:

“Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka nënshkruar sot vendimin për organizimin e mësimit plotësues për nxënësit që kanë ngecje në arritjen e rezultateve si pasojë e pandemisë COVID-19.

Organizimi i mësimit plotësues do të implementohet për nivelin e arsimit parauniversitar:

-Për nxënësit e nivelit të arsimit fillor (klasa I-V), mësimi plotësues do të organizohet në lëndët e gjuhës amtare dhe matematikë.

-Për nxënësit e nivelit të arsimit të mesëm të ulët (VI-IX) dhe të arsimit të mesëm të lartë (X-XII), mësimi do të organizohet në lëndët e gjuhës amtare, matematikë dhe shkenca natyrore.

Mësimi plotësues fillon nga data 3 maj 2021 në objekte shkollore dhe vazhdon deri në përfundim të vitit mësimorë 2020-2021.

Drejtoritë Komunale të Arsimit do të dorëzojnë në Inspektoratin e Arsimit planifikimet e shkollave për mësimin plotësues deri me datën 28 prill 2021, ndërsa do të raportojnë dy herë brenda muajit për mbarëvajtjen e mësimit plotësues.”

Vendimi 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco