Albin Kurti publikon fotografinë e paparë të Ukshin Hotit, këto janë fjalët e tij

Albin Kurti publikon fotografinë e paparë të Ukshin Hotit, këto janë fjalët e tij

11:52, 16/05/2021

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka folur për 22 vjetorin e zhdukjes së atdhetarit Ukshin Hoti.

Kurti ka thënë se derisa fati i Hotit nuk është zbardhur, drejtësia për të nuk ka nisur.

Ai e ka vlerësuar Ukshin Hotin “më të madh se jeta”, teksa ka publikuar një fotografi të paparë më herët të tij.

Postimi i Kurtit në Facebook:

22 vjet më vonë, fati i tij nuk është zbardhur kurse drejtësia për të nuk ka nisur. Të mungosh do të thotë të jesh. Diku tjetër, larg prej njerëzve që të duan. Ukshin Hoti është, edhe në veprën që ka lënë. “Filozofia Politike e Çështjes Shqiptare”, “Bisedë përmes hekurash” dhe “Lufta e Ftohtë dhe Detanti” – tre libra, tri ditë lexim, pas të cilave nuk do të mendoni, studioni e veproni njësoj. Është më i madh se jeta.

* Këtë foto që nuk e kisha parë ndonjëherë më përpara, ma solli profesori i historisë Durim Abdullahu

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco