Bëhet shkrumb e hi një shtëpi në Pejë (Foto)

Bëhet shkrumb e hi një shtëpi në Pejë (Foto)

11:13, 15/05/2021

Një shtëpi është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në lagjen “7 Shtatori” në Pejë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Pejë, Driton Rugova, i cili ka bërë të ditur se nuk ka të lënduar.

“Rreth orës 05:20 kemi marrë informacionin se një shtëpi është përfshirë nga zjarri dhe njësiti i zjarrëfikësve ka intervenuar, nuk ka të lënduar. Eksperti i zjarreve e konstaton shkakun”, tha Rugova.Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco