Dy hajna grabisin një dyqan në 'Mati 1', detajet i jep Policia

Dy hajna grabisin një dyqan në 'Mati 1', detajet i jep Policia

22:22, 05/05/2021

Mbrëmjen e sotme ka ndodhur një grabitje në një dyqan në lagjen Mati 1, në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja  e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 20:30 është raportuar për një grabitje të ndodhur në një dyqan në lagjen Mati 1, në Prishtinë. Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në të dhënat e para janë ngritur dyshimet se grabitja është kryer nga dy të dyshuar të cilët më pas kanë ikur nga vendi i ngjarjes”, tha Ahmeti .

Më tej Ahmeti ka treguar se nuk raportohet për persona të lënduar.

“Aktualisht policia ka iniciuar një hetim lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rastit si dhe identifikimin e të dyshuarve”, tha Ahmeti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco