E vërteta për emrat e grupit punues, asgjë nuk e ndal dot Vettingun në Kosovë

E vërteta për emrat e grupit punues, asgjë nuk e ndal dot Vettingun në Kosovë

16:20, 05/05/2021

Genc Nimoni, shefi i kabinetit të Albulena Haxhiut, ministres së Drejtësisë, ka thënë se “Ministria e Drejtësisë nuk ka të drejtë t’i përcaktojë emrat e institucioneve të tjera në Grupin Punues e as të ua imponojë ndonjë emër”, shkruan Syri.net Kosova.

“Secilit institucion relevant (KGjK, KPK, MPB, AKI etj.) i është kërkuar që ta dërgojnë përfaqësuesin e tyre në Grupin Punues. Njëjtë si Qerim Ademaj nga KGjK, po ashtu Bahri Hyseni nga KPK janë dërguar përfaqësues nga këto institucione. Pra, Këshilli Prokurorial, pas procedurave të tyre këshilluese dhe votuese, ka dërguar si përfaqësues në Grup Punues Bahri Hysenin”.

Reagimi i Ninomit ka ardhur pas shkrimeve nëpër media se Bahri Hyseni, i shumëpërfoluri i aferës Pront-o, do të jetë pjesë e ekipit punes për koncept dokumentin për Veting.

“Ne vazhdimisht kemi inkurajuar dhe ftuar që këtij grupi punues t’i bashkohen njerëzit më kredibil, dhe mbetet plotësisht në përgjegjësinë e institucioneve përkatëse propozimet të cilat i dërgojnë ata”, ka shkruar Nimoni.

“Përndryshe, Grupi Punues do të drejtohet dhe përbëhet kryesisht nga MD, me përfaqësues të tjerë – anëtarë nga institucionet, shoqëria civile, ekspertë të pavarur dhe të tjerë nga fusha akademike, çka edhe garanton mbarëvajtjen dhe seriozitetin e palëkundur të këtij procesi, pavarësisht çdo tendence që mund të vij për ta penguar atë”.

Ai ka thënë se “Vetingu do të jetësohet. Asgjë nuk mund ta ndalojë këtë iniciativë serioze, e cila poashtu do të jetë profesionale dhe meritore”.

Lidhur me Grupin Punues për koncept dokumentin për Veting. Ministria e Drejtësisë nuk ka të drejtë t'i përcaktojë emrat...

Posted by Genc Nimoni on Wednesday, May 5, 2021

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco