Policia e Prishtinës në aksion, konfiskon 64 skutera dhe shqipton dhjetra gjoba

Policia e Prishtinës në aksion, konfiskon 64 skutera dhe shqipton dhjetra gjoba

15:43, 05/05/2021

Duke parë se kohëve të fundit është rritur numri i skuterave në kryeqytet dhe atë pa dokumentacionin e rregull, pa regjistrim e pa mjetet mbrojtëse,  Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë ka vazhduar me aktivitetet e legjitimit të tyre.

Nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë tregojnë për "Syri.net" se gjatë këtyre kontrollave policia në mujain prill ka konfiskuar 64 skutera në rajonin e Prishtinës në mungesë të dokumentacionit të rregullt.

Policia ka shqiptuar edhe gjoba  ndaj drejtuesve të skuterëve, 
ku pa patent shofer dhe pa regjistrim  janë 75 raste, derisa vozitje të skuterit pa helmet ishin 102 raste. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco