Ky është burri i vetëm në Kosovë që e ushtron profesionin që zakonisht e bëjnë femrat (Video)

Ky është burri i vetëm në Kosovë që e ushtron profesionin që zakonisht e bëjnë femrat (Video)

12:53, 05/05/2021

Mamia, është profesion i rëndësishëm dhe me shumë përgjegjësi të cilit po i del zot mjaft mirë, Liburn Dema.

Dema është mamia i parë mashkull në Kosovë dhe deri më tani i vetmi. Liburn Dema, mami në klinikën gjinekologjike obstetrike në Prishtinë në një intervistë për programin e mëngjesit “Për ditë të Mbarë” tha se ka qenë ambasador i profesionit të tij, por ende askush nuk e ka ndjekë rrugën e tij.

Ai tutje tha se është një profesion i mirë dhe e sqaroi se profesioni i mamisë nuk është direkt në sallë të lindjes, por është i përfshirë në gjithçka prej planifikimit familjar. Më parë, një profesion të tillë siç është mamia është ushtruar vetëm nga femrat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco