Ish zëvendësministri i Arsimit, Jusuf Thaçi ka reaguar pas diskutimeve të fundit në lidhje me vlerësimin e mësimdhënësve, shkruan Gazeta Infokus.
Thaçi këtë testim ka quajtur betejë mes Ministrisë së Arsimit dhe Sindikatës së Bashkuar të Arsimit.
Ai qysh në vitin 2016 ka shënuar se askush madje nuk e ka as të qartë për çfarë vlerësimi bëhet fjalë.
“MASHT-i para disa muajsh ka paralajmëruar se mësimdhënësit do t’i nënshtrohen një vlerësimi, por asnjëherë deri më tani nuk e ka bërë të qartë për çfarë vlerësimi është fjala, çfarë do të vlerësohet, si do të vlerësohet, kush do ta bëjë vlerësimin, çfarë do të pasojë pas këtij vlerësimi, cilat do të jenë masat e si do të zbatohen ato, çfarë do të përfitojnë nxënësit e mësimdhënësit dhe çfarë do të përfitoi sistemi i arsimit parauniversitar në Kosovë, etj., etj.”, ka shkruar ai.
Drejtori i Institutit Atomi pati deklaruar se SBASHKU këtë po e justifikon me faktin se gjoja vlerësimi i mësimdhënësve përbën denigrim të dinjitetit të mësimdhënësve.
“Në anën tjetër, SBASHK-u, ende pa pasur sqarime e përgjigje për këto pyetje, ditë e përditë del me qëndrime publike, në emër të mësimdhënësve, kundër vlerësimit të mësimdhënësve, madje edhe duke kërcënuar me grevë të përgjithshme nëse vlerësimi i mësimdhënësve fillon të jetësohet nga MASHT-i. Këtë kundërshtim të vet SBASHK-u e justifikon me faktin se gjoja vlerësimi i mësimdhënësve përbën denigrim dhe cenim të dinjitetit të mësimdhënësve”, shkroi Thaçi në vitin 2016.
Ai konsideron se në se MASHT vërtet ka vendosur që të bëjë vlerësim të mësimdhënësve, kjo është një nismë që duhet ta përkrahim të gjithë, me kusht që do të bëhet si duhet.
Ndryshe nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit kanë deklaruar se ende nuk lejojnë që të ndodhë një testim i tillë pasi konisderohet i gabuar.
© SYRI.net