Përkundër erërave të forta në vend, KEDS vazhdon punimet në rrjet

Përkundër erërave të forta në vend, KEDS vazhdon punimet në rrjet

11:32, 02/05/2021

Erërat e fuqishme që filluan mbrëmë në orët e vona të pasmesnatës e të cilat po vazhdojnë ende në disa zona, kanë bërë që KEDS menjëherë të mobilizoj me dhjetëra ekipe të terrenit, të cilat janë shpërndarë gjithandej vendit në mënyrë që konsumatorët të mos mbesin pa furnizim me energji elektrike.

Si pasojë e këtyre erërave, janë shkaktuar dëme në rrjet ku ekipet tona po bëjnë çmos që në kohën më të shpejt të mundshme, të njëjtat të sanohen.

Aktualisht, distriktet më të afektuara janë: Prishtina, Gjakova, Prizreni dhe Mitrovica.
KEDS u bën apel qytetarëve që në rast se shohin avari në rrjet, asesi të mos i afrohen por të kontaktojnë menjëherë

Qendrën e Thirrjeve në 0800 791 00.

KEDS kërkon mirëkuptim nga konsumatorët e zonave të afektuara.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco