Ministrja e Arsimit ngushëllon familjen e doktor Rifat Lilës

Ministrja e Arsimit ngushëllon familjen e doktor Rifat Lilës

11:14, 02/05/2021

Ministrja e Arsmiti, Arbërie Nagavci i ka shprehur ngushëllime familjes dhe miqve të doktorit nga Gjakova, Rifat Lila.

Ajo ka shkruar se sot, mjekësia kosovare humbi një nga mjekët më të aftë.

“ Gjakova humbi doktorin që ishte i të gjithëve, i devotshëm, profesionist i përkushtuar e gjithnjë i gatshëm të jetë në shërbim të secilit që kishte nevojë. Na i ka hapur dyert e shtëpisë së tij, e na ka vizituar me dhjetra herë në shtëpitë tona, na ka telefonuar e na e ka ngritur dhe humorin në ditë të vështira”.

Postimi i plotë:

Iku në amshim Dr. Primarius, Rifat Lila
Sot, mjekësia kosovare humbi një nga mjekët më të aftë. Gjakova humbi doktorin që ishte i të gjithëve, i devotshëm, profesionist i përkushtuar e gjithnjë i gatshëm të jetë në shërbim të secilit që kishte nevojë. Na i ka hapur dyert e shtëpisë së tij, e na ka vizituar me dhjetra herë në shtëpitë tona, na ka telefonuar e na e ka ngritur dhe humorin në ditë të vështira.
Do të ruaj me respekt të veçantë kujtimin për profesionalizmin, mirësinë, thjeshtësinë e pozitivitetin e dr. Rifatit. Ngushëllimet më të sinqerta për Silvanën, Gretën e Gentin, për familjarët, miqtë e shumtë dhe gjithë bashkëqytetarët!
Pusho në paqe, Daja Rifat!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco