MPJ e Kosovës ia dha lejën, Petkovic provokon nga Graçanica

MPJ e Kosovës ia dha lejën, Petkovic provokon nga Graçanica

10:11, 02/05/2021

Drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq po qëndron në Kosovë. Ai ndoqi liturgjinë e Pashkëve ortodokse në mesnatë në manastirin e Graçanicës.

Petkoviq shkroi në Instagram se si ai i festoi Pashkët “në zemër të Kosovës”.


Edhe një javë më parë, Petar Petkoviq e ka vizituar Kosovën, me ç’rast dorëzoi çelësat e 12 banesave në Mitrovicën e Veriut si donacion nga Serbia.

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla i pati thënë Gazetës Express se ai kisht marrë leje për të hyrë në Kosovë.

Ajo pati deklaruar se nëse Petkoviqi s’e respekton marrëveshjen e Brukselit do të marrin masa.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco