LDK: Pro dialogut për njohje të ndërsjellë, s`ia vlen të merremi me “Non paper”

LDK: Pro dialogut për njohje të ndërsjellë, s`ia vlen të merremi me “Non paper”

09:42, 02/05/2021

Lidhja Demokratike e Kosovës tashmë me kryetar Lumir Abdixhiku ka filluar të bëjë ndryshimet brenda partisë, duke emëruar persona të kualifikuar dhe të rinj në pozita të partisë.

Ishte personalisht kryetari Abdixhiku që bëri publike emërimin e nënkryetares së re të LDK-së, Shqipe Mjekiqi Sadiku, derisa tregoi për kualifikimet që ka nënkryetarja e emëruar dhe kontributin që ajo ka bërë gjatë këtij viti, mirëpo që pret shumë nga ajo.

Ndërsa Mjekiqi Sadiku, derisa ka vlerësuar pozitën e re, ka premtuar se do ta tregojë veten në mandatin e saj.

Nënkryetarja foli për gjendjen aktuale në vend, duke u shprehur se tashmë qytetarët kanë zgjedhur ata që dëshirojnë t'i përfaqësojnë dhe LDK do të jetë aty si opozitë ta ndihmojë dhe kritikojë Qeverinë kur të është e nevojshme, mirëpo asnjëherë për ta penguar punën e saj.

Largimi i kastës së vjetër politike nga LDK padyshim që nuk u mbet pa u përmendur me nënkryetaren e që ajo shprehet se një reformë e tillë ka qenë e nevojshme, mirëpo që përveç tyre ka pasur edhe një mori faktorësh të tjerë që kanë ndikuar në rënien e LDK-së.

Për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë nënkryetarja thotë se nuk është e informuar nga qeveria për hapat e mëtejshëm mirëpo që pret me një marrëveshje të ndërsjellë.

Në fund nënkryetarja për dokumentin slloven i cili po qarkullon për ndryshim kufijsh tha se nuk duhet të merremi me dokumente të cilët nuk janë zyrtarisht të njohura, mirëpo që qeveria duhet të plotësojë një boshllëk të informacioneve duke njoftuar opinionin publik për qasjen që ka ajo karshi këtij procesi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco