Pas lajmit për shkarkim, Thaçi zbardh bisedën me Albulena Haxhiun dhe ankandin që i solli gjysmë milionë euro burgjeve

Pas lajmit për shkarkim, Thaçi zbardh bisedën me Albulena Haxhiun dhe ankandin që i solli gjysmë milionë euro burgjeve

13:26, 23/04/2021

Drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi ka thënë për Syri Kosova se lidhur me nënshkrimin e kontratës për një pronë të MD-së në Vushtrri e cila ishte nënshkruar nga Thaçi dhe ish-ministri i Drejtësisë Selim Selimi, ishte e njoftuar edhe ministrja Albulena Haxhiu, shkruan Syri Kosova. 

“Ministrja e drejtësisë ka zgjedhur njeriun e gabuar për luftë politike. Unë jam profesionist dhe nuk merrem me politikë. Rasti për të cilin paska folur ministrja Haxhiu dhe zëvendësi i saj, është krejtësisht i pastër dhe i ligjshëm. Këtë e dëshmon dosja me dokumente zyrtare e ankandit publik. Për këtë proces , Ministrja ka qen e njoftuar ne mandatin e kaluar dhe e cila ka pajtuar në parim për dhënien me qera të kësaj prone”, tha Thaçi për Syri Kosova.

Sipas drejtorit të SShK-së, kontrata e nënshkruar për pronën e Ministrisë së Drejtësisë, ka sjell përfitime për këtë institucion në vlerë prej 500 mijë eurove. 

Thaçi madje ka zbuluar se gjatë ditës së djeshme ka pasur takim edhe ministren Haxhiu, e cila sipas tij, i ka shprehur respket lidhur me të arriturat e punës së Shërbimit Korrektues të Kosovës.

“Ky proces i nisur për te mirën e shërbimit korrektues ka rezultuar me përfitime për shërbimin në vlerë prej 500 mijë euro. Dje e kam takuar ministren Haxhiu e cila ka shprehur respekt për punën time dhe te arriturat e Shërbimit Korrektues, por ka thënë se  është e detyruar që të dërgoj ne komision disiplinor”, tha më tej.

Ai ka kërkuar që këtë lëndë ta dorëzoj në Prokurori të Shteteti, në të kundërtën do këtë do ta bëj vetë ai.

“Kërkoj nga ajo qe këtë lëndë ta dërgoje në prokurori, ndryshe do ta bëjë unë”, theksoi Thaçi.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu gjatë ditës së sotme ka paralajmëruar se do të nisin procedurat për ndërmarrjen e masave disiplinore ndaj Drejtorit të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi.

Ajo, në një konferencë për media, ka thënë se pas informatave që kanë pranuar kanë kërkuar raport të Auditorit të Brendshëm i cili ka gjetur kontrata, transfere dhe rekrutime të paligjshme lidhur me dhënien në shfrytëzim të një prone të Ministrisë së Drejtësisë në mënyrë të kundërligjshme, në një zonë urbane në hyrje të qytetit të Vushtrrisë. /Syri Kosova/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco