BE e bën për pesë pare Qeverinë Hoti pasi u publikua lista skandaloze e 50 bizneseve që përfituan para

BE e bën për pesë pare Qeverinë Hoti pasi u publikua lista skandaloze e 50 bizneseve që përfituan para

08:53, 23/04/2021

Bashkimi Evropian ka reaguar ndaj publikimit të emrave të 50 bizneseve  të cilat kanë përfituar më së shumti nga pakoja emergjente e qeverisë Hoti.

Shefi i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka thënë se ky është një hap pozitiv drejt transparencës dhe llogaridhënies

Ai ka thënë se madje ky ishte kusht kur Kosova nënshkruajti me BE-në marrëveshjen 100-milionëshe makro-financiare.

“Mbështes vendimin e Hekuran Muratit për të publikuar 50 bizneset që përfituan më së shumti nga paratë publike të Kosovës. Një hap pozitiv drejt transparencës dhe llogaridhënies. Ky është një kusht i BE-së kur u nënshkrua me Kosovën marrëveshja 100-milionëshe makro-financiare e huazimit”, ka shkruar Szunyog.

Ndryshe, publikimi i listës së bizneseve që përfituan më së shumti para nga pakoja e qeverisë Hoti shkaktoi reagime të mëdha në opinion.

Kjo pasi që në listën e përfituesve vërehet që shumica janë rrjete të supermarketeve në Kosovë, të cilat janë ndër sektorët më të paprekur nga pandemia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco