Dita e të Drejtave të Njeriut: KMDLNj thotë që shitësit ambulantë edhe janë vrarë në Kosovë

Dita e të Drejtave të Njeriut: KMDLNj thotë që shitësit ambulantë edhe janë vrarë në Kosovë

15:28, 10/12/2020

Më 10 dhjetor të çdo viti shënohet Dita e të Drejtave të Njeriut – por përkundër rëndësisë së madhe në mbarë botën, kjo ditë po shënohet fare zbehtë në Kosovë. Periskopi iu drejtua Këshillit Për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj) për ta pyetur në lidhje me rritjen e sulmeve ndaj lypësve e shitësve ambulantë në Prishtinë.

Ditë më parë u pa një shitës ambulantë cigaresh derisa keqtrajtohej nga kamarierët e një kafeneje te “Kafet e Vogla”.

Përveç këtij, gjatë këtij rasti kemi parë edhe raste tjera skandaloze të abuzimit me shitës ambulantë dhe me lypës.

Behgjet Shala nga KMDLNj në një përgjigje për Periskopin ka pretenduar se përveç këtyre rasteve madje ka pasur edhe shitës ambulantë që janë vrarë.

Ai thotë që kjo ndodh për shkak të mungesës së funksionimit efikas të ligjit të shtetit.

“Jemi dëshmitarë që shumë shitës ambulantë janë fëmijë që i lënë shkollat për të ndihmuar familjet. Ka pasur raste edhe më të rënda kur shitësit ambulantë janë vrarë. Ne si KMDLNj i gjykojmë ashpër këto veprime jonjerëzore dhe kërkojmë përgjegjësi për abuzuesit e të drejtave të njeriut që, për argëtim e keqpërdorim mjerimin dhe gjendjen materiale të shitësve ambulantë.” – ka thënë Shala.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco