Si luftoi Erdogan për Bondsteel-in e Kosovës

Si luftoi Erdogan për Bondsteel-in e Kosovës

12:28, 10/12/2020

Ish-kreu i Ligës Shqiptaro-Amerikano, Joe DioGuardi, ka thënë se ai dhe lobi shqiptar në SHBA e kanë parandaluar largimin e trupave amerikane nga Kosova dhe dorëzimin e bazës së BondSteelit Turqisë.

“Duam që Kosova të anëtarësohet në NATO në mënyrë që të jetë e mbrojtur. Ne jemi ata që u siguruam që Erdogani nuk do të marë Bondsteelin”, tha ai

 “Po. Erdogani e donte Bondsteelin. Thuhej në atë kohë që kemi shumë trupa nëpër botë dhe mbase është koha t’i largojmë disa trupa nga Kosova dhe t’ia dorëzojmë Erdoganit Bondsteelin. Duhet kujtuar se kjo ndodhi gjatë 10 viteve të fundit. Mbase nuk u bë e madhe dhe nuk u tregua shumë nëpër media, por unë dhe Liga shqiptaro-amerikane punuam shumë që kjo mos të ndodhte”, shton DioGuardi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco