Ia vodhën veturën në derë të shtëpisë, shokuese ku dhe si ia gjetën Policia e Kosovës

Ia vodhën veturën në derë të shtëpisë, shokuese ku dhe si ia gjetën Policia e Kosovës

13:11, 02/12/2020

Janë bërë më shumë se një muaj që kur zëvendësministrës së FSK-së, Sadika Kofrc, i është vjedhur vetura personale, në oborrin e shtëpisë së saj.

Duke mos mjaftuar vetëm me një veturë, grabitësit kanë tentuar t’i marrin edhe dy veturat tjera zyrtare, por, një gjëje të tillë nuk ia kanë dalur, shkruan Syri Kosova.

Sidoqoftë, Kofrc e ka gjetur veturën që i është vjedhur.

Këtë gjë e tregoi vet ajo përmes një statusi të bërë në Facebook, ku ndër tjera komplimentoi Policinë e Kosovës për punën e bërë.

Ndërsa, burime të Syri Kosovës, bëjnë të ditur se vetura e saj është gjendur në qytetin e Mitrovicës, madje, me tabela të shtetit gjerman.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco