Qeveria nuk jep fondet, drejt sabotimit votimi dhe numërimi elektronik

Qeveria nuk jep fondet, drejt sabotimit votimi dhe numërimi elektronik

11:06, 02/12/2020

Pika e parë e marrëveshjes së Këshillit Politik ishte futja e identifikimit  biometrik mundësisht në masën 100%, që në zgjedhjet e 25 prillit të vitit që vjen.

Për zbatimin e kësaj pike do të merrej edhe  një ekspert i huaj, për t'u konsultuar me KQZ-në e re dhe për  të përcaktuar shkallën e shtrirjes dhe mundësinë e implementimit ose jo 100% në territor.

Por pavarësisht se zgjedhjet po afrojnë me shpejtësi, ende nuk ka asnjë lëvizje në këtë drejtim dhe kjo sepse Komisionit Qendror të Zgjedhjes ende nuk po i jepen fondet e duhura nga qeveria.

Pas një pritje të gjatë, së fundmi KQZ i ka nisu një shkrese drejtuar Kuvendit të Shqipërisë dhe Këshillit të Ministrave, duke i kujtuar se sipas marrëveshjes së “5 Qershorit” duhen siguruar financat që të nis implementimi sa më shpejt i këtij projekti.

Ka qenë vetë Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, i cili paralajmëron se afatet për realizimin e këtij projekte janë në limitet e fundit.

Më herët edhe opozita ka ngritur alarmin, se qeveria Rama po vonon dhe po e çon drejt sabotimit indentifikimin, votimin dhe numërimin elektronik në zgjedhjet e ardhshme.

3 360 938 682 është kostoja që do të kushtojë teknologjia në zgjedhjet e 25 prillit. 2 112 304 484 për pajisjet që do të bëjnë identifikimin biometrik të zgjedhësve dhe do të vendosen në të gjitha qendrat e votimit në mbarë vendin dhe 1 248 634 198 lekë për pajisjet e votimit dhe numërimit që do të testohen në jo më shumë se 20% të këtyre qendrave.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nxori çmimet e referencës nga ofertat që kompanitë që veprojnë në këtë sektor i dërguan. Për votimin dhe numërimin elektronik  u morën për bazë çmimet e 3 kompanive të huaja, mes të cilave do të përzgjidhet dhe fituesi. Ndërsa për identifikimin, ofertat erdhën nga 7 kompani, ndër to dhe vendase.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco