Në Komunën e Fushë Kosovës janë pastruar dhe dezinfektuar të gjitha rrugët

Në Komunën e Fushë Kosovës janë pastruar dhe dezinfektuar të gjitha rrugët

15:29, 24/11/2020

Gjatë vikendit të gjitha objektet shkollore, shëndetësore, Stacioni Policor si dhe objekti i Komunës janë dezinfektuar, në Fushë Kosovë.

Por, përpos dezinfektimit të institucioneve publike, ekipet e shërbimeve komunale vazhdojnë punën me pastrimin dhe dezinfektimin e rrugëve.

Ndërsa nga sot do të bëhet edhe dezinfektimi i hyrjeve të ndërtesave kolektive.

Gjithashtu, pjesë e punimeve këto ditë ishte edhe hapja e dy puseve njëri në paralelen e ndarë të shkollës fillore “Mihal Grameno” dhe tjetri në hapësirat e Ambulantes së re në rrugën “28 Nëntori” në Fushë Kosovë

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco