Rrëfehet për Syri.net Kosova gruaja e Jakup Krasniqit: Burri im po intervistohet pa praninë e avokatit

Rrëfehet për Syri.net Kosova gruaja e Jakup Krasniqit: Burri im po intervistohet pa praninë e avokatit

10:40, 04/11/2020 Nga D.G.

Pas nisjes së aksionit të Gjykatës Speciale në shtëpinë e ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqi, gruaja e tij, Sevdije Krasniqi ka folur për Syri.net Kosova.

Ajo tha se që nga mëngjesi nuk ka pasur kontakt me burrin e saj.

Tutje, zonja Krasniqi ka deklaruar se burri i saj po intervistohet pa praninë e avokatit.

"Nuk kemi të angazhuar avokat, në dhomën ku po intervistohet burri, pas shumë insistimeve nga ana jonë ka shkuar edhe djali" shton zonja Sevdije për Syri.net Kosova.

Ndër të tjera ajo ka deklaruar se nuk e kanë angazhuar si avokat Arianit Kocin, pasi ky i fundit minuta më parë u paraqit si avokat i zotëri Krasniqit.

Pas pak Syri.net Kosova, sjell rrëfimin ekzkluziv të bashkëshortes së Jakup Krasniqit e cila gjendet brenda shtëpisë ku po ndodh bastisja dhe intervisitimi i ish-kryeparlamentarit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco