Zyrat e OVL-UÇK-së janë rrethuar dhe janë bastisur nga zyrtarë policorë të EULEX-it.
Aty janë parë disa policë të cilët janë futur edhe brenda zyrave, ende nuk dihet arsyeja.
Të pajisur me armë të gjata, policët e këtij misioni janë futur në zyrat e Organizatë së Veteranëve të Luftës.
Ky aksion vije një ditë pas arrestimit dhe të konfirmimit të aktakuzës për Sali Mustafën.
Shoqata e Veteranëve të Luftës ka vazhduar me publikimin e disa dosjeve që kanë rrjedhur prej Tribunalit.
Një person i paidentifikuar ka dërguar në seli të Shoqatës mijëra faqe të dosjeve.
© SYRI.net