Kuçi pret në takim një grup të shoqërisë civile dhe banorë të Deçanit

Kuçi pret në takim një grup të shoqërisë civile dhe banorë të Deçanit

17:16, 21/09/2020

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi ka pritur në takim një grup të shoqërisë civile dhe banorëve të Deçanit, e krejt ky takim u zhvillua pasi të njëjtit janë të shqetësuar për çështjen e hidrocentraleve në Grykë të Deçani.

Kuçi përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se gjatë takimit ai ka dëgjuar të gjitha shqetësimet dhe kërkesat e këtij grupi.

“Shqetësimi i tyre është i qartë, sikur jam i qartë edhe unë me atë se do ta zbatoj ligjin në secilin hap. Çështja e hidrocentraleve në Deçan nuk ka filluar as sot e as dje, por shumë më herët. Tash jemi përball një procesi që kërkon një zgjidhje të drejtë”, ka shkruar Kuçi.

Ai ka thënë se gjithmonë do të jetë i hapur për shoqërinë civile, pasi sipas tij ata shohin pak më thellë se sipërfaqësisht.

“Kjo më duhet edhe mua si ministër në një digaster që ka shumë punë dhe shumë të kaluara. Zëri i arsyeshëm i banorëve dhe shoqërisë civile me kërkesa racionale dhe përkushtimi i institucioneve, janë mjetet që na dërgojnë në hapa të sigurtë”, përfundon ai.

Sot prita në takim një grup të shoqërisë civile dhe banorëve të Deçanit që janë të shqetësuar për çështjen e...

Posted by Blerim Kuçi on Monday, September 21, 2020

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco