‘Krimi i organizuar në nivele të frikshme’/ Mërtiri: Lleshaj të largohet! Nuk e kupton situatën

‘Krimi i organizuar në nivele të frikshme’/ Mërtiri: Lleshaj të largohet! Nuk e kupton situatën

18:45, 19/09/2020

Gjatë ditëve të fundit, Shqipëria po përjeton një valë ngjarjesh kriminale të frikshme, ku kjo situatë është tipike për vende që nuk kanë rend sigurie, thotë sociologu Ergys Mërtiri.

Sociologu Mërtiri kritikon Ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj, ku sipas tij ai nuk duhet të jetë në detyrë, pasi nuk e kupton situatën e krimit.

Ergys Mërtiri: ”Situata është tipike për vende që nuk kanë rend, në kuptimin jo siç thotë ministri Lleshaj sepse ministri përpiqet ta shikoj statistikisht situatën e  krimit. Kjo është një prej arsyeve pse ai nuk duhet të jetë në atë detyrë, për faktin që nuk e kupton realitetin. Në fakt, ai e kupton por bën sikur nuk e kupton.”

Gjithashtu Mërtiri theksoi se niveli i rritjes së krimit të organizuar është në nivele të frikshme, rapotron Oranews.

Ergys Mërtiri: ”Problemi me krimin në Shqipëri nuk është thjesht krimi ordiner, vrasje për motive të dobëta, apo vjedhjet ordinere. Prej kohësh në Shqipëri ka një fuqizim të jashtëzakonshëm të krimit të organizuar dhe krimi i organizuar nuk vret çdo ditë, për motive të dobëta dhe në mënyrë spontane. Vrasjet që kemi parë kanë qenë atentate dhe është shumë shqetësuese. Në momentin që kemi kaq shumë krime, vrasje, atentate, tregon që rritja e nivelit së krimit të organizuar është në nivele të frikshme.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco