Seriali i vrasjeve Reçi-Gjini/ Akuza e gazetarit: Tre mirditorët në krye të rendit mund të jenë bërë palë

Seriali i vrasjeve Reçi-Gjini/ Akuza e gazetarit: Tre mirditorët në krye të rendit mund të jenë bërë palë

20:58, 17/09/2020

Gazetari i SYRI TV, Elkier Bushkolaj, komentoi në Çim Peka LIVE serialin e përgjakshëm të vrasjeve mes fiseve Gjini dhe Reçi në Rrëshen të Mirditës.

Ky serial u zhvendos në Tiranë, kur makina e Preng Gjinit u hodh në erë duke tronditur kryeqytetin.

“Atentati ndaj Gjinit ishte i paralajmëruar,” tha Bushkolaj.

Sipas tij, droga është zanafilla e vrasjeve mes fiseve Reçi dhe Gjini.

“Por prishja e pazareve të drogës është përzier me gjakmarrjen. Kjo e bën akoma dhe më të rrezikshme situatën sepse mund të vriten edhe njerëz të pafajshëm.

Ministri i Brendshëm është nga Mirdita, Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshëm nga Mirdita, nëndrejtori i Policisë së Shtetit është nga Mirdita.

Si ka mundësi që nuk zbardhin këtë dosje. Jo vetëm nuk e zbardhin, por mund të jenë bërë palë për të ndikuar në përshkallëzimin e kësaj dosje,” tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco