Opozita propozon: Konfirmojmë pjesëmarrjen, mbledhja e Këshillit Politik të mbahet në orën 12:00

Opozita propozon: Konfirmojmë pjesëmarrjen, mbledhja e Këshillit Politik të mbahet në orën 12:00

20:15, 17/09/2020

Opozita e bashkuar ka konfirmuar praninë ditën e nesërme në Këshillin Politik në orën 12.00.

Ndërkohë që i ka kujtuar përfaqësuesit të PS-së në Këshillin Politik, z. Gjiknuri, se në mbledhjen e fundit nuk pati asnjë dakordësi për të zhvilluar mbledhje ditën e premte. Ndërkohë që u refuzua edhe kërkesa e opozitës për mbledhje ditën e mërkurë.

Gjithsesi Opozita e Bashkuar ka konfirmuar praninën në mbledhjen e nesërme dhe i kujton Gjiknurit që të mos përsërisë më gabime të tilla.

Z.Gjiknuri.

Ne mbledhjen e fundit te Keshillit politik nuk pati asnje dakordesi per te zhvilluar mbledhje diten e premte. Ju gjithashtu refuzuat kerkesen tone per mbledhje te Keshillit Politik diten e merkure.

Kjo logjike e funksionimit te njeanshem eshte krejt e kundert me menyren e ndertimit dhe funksionimit te Keshillit Politik, ku qofte ditet e mbledhjeve ashtu edhe rendi i dites jane dakordesuar konsensualisht me pare.

Megjithate duke e konsideruar kete si nje veprim te gabuar tuajin por qe nuk do perseritet më, konfirmojme pjesmarrjen tone dhe propozojme qe mbledhja te zhvillohet ne oren 12.00.

Oerd Bylykbashi

Petrit Vasili

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco