Thaçi dekoron me ‘Urdhrin Heroinë e Kosovës’ – Azë Thaçin

Thaçi dekoron me ‘Urdhrin Heroinë e Kosovës’ – Azë Thaçin

14:13, 17/09/2020

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka thënë se në tre vjetorin e vdekjes së nënës Aza Thaçi – Ferizi, e ka dekoruar me Urdhrin Heroinë e Kosovës.

Kjo sipas tij për guximin, trimërinë, humanizmin e treguar gjatë gjithë luftës.

“Nga duart e nënës Azë jo vetëm që u ushqyen ushtarët e UÇK-së, por, kontributi i saj ishte përcaktues edhe në vitet e hershme të veprimit ilegal të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku shtëpia e nënës Azë, në Plluzhinë, ishte strehë e përkujdesjes dhe besnikërisë”.

“Ajo ishte simbol i rezistencës dhe vlerave të një nëne shqiptare”, ka shkruar Thaçi në rrjetin social Facebook.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco