Konfirmohet që dosjet të cilat u dërguan në OVL-UÇK janë të Gjykatës Speciale

Konfirmohet që dosjet të cilat u dërguan në OVL-UÇK janë të Gjykatës Speciale

13:23, 17/09/2020

Ka arritur në Zyrën e Organizatës së Vetëranëve të Luftës së UÇK-së, avokati Tomë Gashi.

Ai para gazetarëve ka prezantuar dokumentet, të cilat janë marrë nga Gjykata Speciale. Ai ka thënë se në bazë të llogos vërtetohet se këto dokumente janë të gjykatë speciale, sepse ndryshe nuk do t’i kishin marrë.

 

Ndërsa Hysni Gucati, kryetar i OVL të UÇK-së, ka thënë se mbi 70 për qind e materiaity që kjo gjyaktë ka dorëzuar në zyrat e saj tashmë janë në duar të gazetarëve.

Ndërsa ka akuzuar Gjykatën Speciale se po bashkëpunon me gjykatën serbe.

“Ne sot kemi pasur një vizitë të pakëndshme kanë ardhur hetuesit e Gjyaktës Speciale, në lidhje me një ftesë që e kanë dorëzuar, disa rregulla për këto dëshmi.

Që kanë ardhur në organizatë, ne e kemi quajtuar rrufeja dy – ikësi se nuk e dimë se kush është, ne sot i dorëzuam ato materiale, mbi 70 për qind të materialeve i keni marrë. Çdo moment ne do t’i bëjmë publike materialet, ne do ta vërtetojmë fjalën tonë se Gjykata Speciale është duke bashkëpunuar me gjykatën serbe”, tha Gucati.

Edhe avokati Tomë Gashi tha se duke u bazuar në logon e Gjykatës Speciale, vërtetohet se këto janë dokumente origjinale të tyre.

“Vërtetohet se këto dokumente janë të Gjykatës Speciale, me këshillën time kryetari ka vendosur që tash t’ua dorëzoj. Në bazë të logos e shikoni që këto dokumente janë të Gjykatës Speciale, apo të Dhomave të Specializuara në Hagë”, ka thënë Gashi.

Sipas tij, mediat duhet të kenë kujdes në publikimin e këtyre dokumenteve, duke u bërë apel që të mos publikojnë emrat dhe mbiemrat që gjenden në këto dokumente.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco