Konfindustria - Veliajt: Vlerësoni pasojat për bizneset në rrugët e bllokuara në Tiranë!

Konfindustria - Veliajt: Vlerësoni pasojat për bizneset në rrugët e bllokuara në Tiranë!

11:25, 17/09/2020

Rruga “xhevahir” e kryebashkiakut Erion Veliajt, rruga e Durrësit që po vazhdon të rikonstruktohet, jo vetëm që s’po konsiderohet aspak si e tillë nga bizneset e zonës dhe ata që qarkullojnë në të, por po shihet dita –ditës si një rrënim e mjerim.

“Koncepti i lëvizjes të modernizuar në një sens drejtimi për makinat dhe me më shumë hapësirë për çiklistët”, një fakt i kryer ky nga Veliaj, pas asnjë konsultim me përdoruesit e Rrugës së Durrësit, ka sjellë kosto ekonomike, financiare dhe mjedisore.

Por jo vetëm për këtë rrugë, por edhe të tjera në Tiranë si jo,  në të cilat vazhdohet të punohet nga bashkia e Tiranës, ka reaguar fort Konfindustria. Administratori i Përgjithshëm i Gjergj Buxhuku ka shprehur “shqetësimin për gjëndjen e vështirë të qarkullimit rrugor në Tiranë dhe mënyrën jo profesionale të menaxhimit nga agjencitë përgjegjëse të pushtetit vendor.

Ndalimi ose kufizimi i lëvizjes së mjeteve në akset kryesore si në Rrugën e Durrësit, Qëndër, Zogu 1 dhe shumë akse të tjera të rëndësishme, shoqëruar me problematika të theksuara të planifikimit dhe kontrollit kohor të zbatimit të investimeve publike dhe private, ka prekur ndjeshëm bizneset dhe mirëqënien e qytetarëve të Tiranës.  

Gjëndja paraqitet vecanërisht e vështirë me mbarimin e sezonit veror, duke sjellë kosto shtesë krejtësisht të paarsyeshme për bizneset.

Kostot shtesë paraqiten në lëvizjen e puntorëve, furnizimet me mallra dhe shërbime, shpenzimet e karburantit, humbjen e klientelës, etj. 

Konfindustria kërkon, që përpara çdo vendimi, lidhur me qarkullimin rrugor në kryeqytet, agjencitë përgjegjëse bashkake duhet të vlerësojnë detyrimisht pasojat ekonomike, financiare dhe mjedisore shoqëruese për bizneset dhe qytetarët.

Gjithashtu, është e domosdoshme, që masat e parashikuara, duhet të bëhen të ditura publikisht dhe jo të veprohet sipas politikës së “ faktit të kryer”.

Konfindustria kërkon nga bashkia e Tiranës dhe qeveria të marrin masa të jashtëzakonshme për përmirësimin e qarkullimit rrugor në kryeqytet dhe njëkohësisht marrjen e masave ndëshkuese për përgjegjësit e gjëndjes së papranueshme të tashme.”

Pamje nga Rruga e Durrësit në Tiranë:

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco