Afër 100 ushtarë amerikanë nisen për shërbim në Kosovë

Afër 100 ushtarë amerikanë nisen për shërbim në Kosovë

12:51, 14/09/2020

Nga Garda Kombëtare Ushtarake e Iowa sot janë nisur 95 ushtarë për t’u bashkuar misionit të NATO-s në Kosovë.

Ata janë nisur nga “Red Rose” në Sioux City, pas një ceremonie në të cilën nuk janë lejuar të marrin pjesë familjarët për shkak të situatës me pandeminë COVID-19, shkruan siouxlandnews.

Ata do të shërbejnë për një vjet, ndërsa i bashkohen 350 trupave të tjera amerikane që ndodhen me shërbim këtu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco