Video/ Babai i Dritan Abazovic duke kënduar këngë shqiptare patriotike në kohën e Jugosllavisë

Video/ Babai i Dritan Abazovic duke kënduar këngë shqiptare patriotike në kohën e Jugosllavisë

09:54, 14/09/2020

Dritan Abazovic një politikan në Malin e Zi me origjinë shqiptare është bërë njeriu më i rëndësishëm i momentit atje. Qeveria e re që do të formohet në Malin e Zi do të kërkojë bekimin e tij.

Dihet pak për jetën private të 35-vjeçarit nga Ulqini, një student i Sarajevës, përveç faktit se vëllai dhe motra e tij janë mjekë të shquar në Beograd.

Disa muaj më parë, Dritan Abazoviç publikoi një video të babait të tij duke kënduar në një në një lokal të Ulqinit. Fjala është për 4 marsin e vitit 1989, pra fundit të epokës së Jugosllavisë.

Në video dëgjohen qartë këngë të vjetra krutane por edhe këngë patriotike si “ Besa Besë”.

Në një intervistë në Syri.Tv me Adi Krastën, ai e ka pranuar se vjen nga Shqipëria më saktë nga një fshat I Krujës me emrin ‘Abaz’, ndërsa ka premtuar se do të punojë fortë për çështjet shqiptare dhe i ka kërkuar bashkëpunim të gjithë partive shqiptare në Malin e Zi./ E.S /

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco