‘BMW-ja kushtoi vetëm 49 mijë euro’/ Një reagim pa shpjegim i Lleshajt

‘BMW-ja kushtoi vetëm 49 mijë euro’/ Një reagim pa shpjegim i Lleshajt

09:29, 14/09/2020

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj u kujtua pas disa javësh që të japë një sqarim për mjetin tip BMW me të cilin është parë duke lëvizur.

Fotoja e makinës së tij ka shkaktuar shumë bujë në median sociale, pasi duket se është një mjet superluksoz.

Por në një reagim idhnak, Lleshaj thotë se makina ka kushtuar 49 mijë euro, duke specifikuar se janë ‘vetëm’ 49 mijë euro.

Ai kërcënon portalet, ndërsa hedh dyshime se po e kërcënon krimi virtual përmes këtyre lajmeve.

E para, si Ministër i Brendshëm ai ka detyrë të bëjë transparencë për makinën, sidomos kur e sheh se opinioni e ka bërë virale foton e supermakinës.

E dyta, ai nuk mund të thotë se një mjet BMW qenka njësoj në vlerë si makinat e tjera që përdor Policia e Shtetit në Tiranë.

E treta, një portal e ka akuzuar që në fillim për mënyrën se si është siguruar mjeti. Ndaj në vend që të lëshojë fyerje, le të deklarojë se ku dhe si është blerë makina.

E fundit, meqë e paska merak transparencën, të bëjë me dije të gjitha specifikat e makinës se çmimin e vërtetë ia gjejmë vetë pasi është shumë e lehtë në ditët e sotme. Sepse edhe nëse e paska marrë me një çmim shumë të ulët këtë makinë, atëherë kjo është një histori për t’u investiguar më vete.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco