PD denoncon Veliajn: E turpshme letra që do u shpërndajë nxënësve

PD denoncon Veliajn: E turpshme letra që do u shpërndajë nxënësve

21:19, 13/09/2020

Zëdhënësja e PD-së Ina Zhupa ka publikuar një letrë që kryetari i Bashkisë së Tiranës ka bërë gati nesër për nxënësit.

Zhupa shprehet se kjo është një letër neveritëse e Veliajt, që nuk pranoi të bëjë as tamponë për mësuesit.

Ajo shton se kreu i Bashkisë nuk mund të mbulojë dot dështimin me propagandë.

‘Nesër në bankat e shkollës do të gjeni këtë letër neveritëse të Kryemashtruesit të Tiranës! Nesër në vend të një maske apo një dizinfektanti do mbroheni me letrën e Veliajt! Në shkollë shumicën e kohës nuk do të keni ujë, por do të keni letrën e Veliajt të mbushur me propagandë!

Nesër mësuesja juaj mund të jetë e infektuar sepse Veliaj dhe qeveria e tij refuzuan që t’ju kryejnë testin por në tavolinë do të gjeni letrën që mundohet të fshehë dështimin në menaxhimin e situatës!

Nesër do ta bëni mësimin me katër turne, dhe që kjo të mos ju duket skandaloze do keni letrën e Veliajt!

Në vend të show merrni masa për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të nxënësve dhe mësuesve! Propaganda nuk shpëton jetë dhe as nuk e fsheh dot më dështimin!’ – shkruan Zhupa.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco