VIDEO/ ‘Rama vijon të intimidojë Manjolën’, Duma: E vërteta e familjes Cakoni nuk fshihet nga propaganda

VIDEO/ ‘Rama vijon të intimidojë Manjolën’, Duma: E vërteta e familjes Cakoni nuk fshihet nga propaganda

18:33, 13/09/2020

Ish-deputetja Grida Duma e cila denoncoi braktisjen e familjes së Manjola Cakonit nga Edi Rama, ka reaguar sërish ditën e sotme.

Reagimi i Dumës ka ardhur pas reportazhit të transmetuar sot nga ERTV-ja.

‘E vërteta e dhimbshme e familjes Cakoni e treguar nga Manjola, është FAKTI  i vetëm i një historie, që nuk mund të fshihet nga asnjë formë e propagandës.

Edi Rama edhe sot ka vijuar të frikësojë dhe intimidojë Manjolën.

Është koha që prokuroria të nisë hetimet ndaj kryeministrit për shantazh dhe frikësim ndaj një zonje, që ka kërkuar publikisht vetëm të drejtën e saj!’, shkruan ish-deputetja Grida Duma.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco