Ndarja nga jeta e Llambro Filos, Meta: Lamtumirë profesori i im i dashur

Ndarja nga jeta e Llambro Filos, Meta: Lamtumirë profesori i im i dashur

18:05, 13/09/2020

Presidenti Ilir Meta ka ngushëlluar familjen e profesorit Llambro Filo, për ndarjen nga jeta të tij.

‘Si ish-student i Tij ruaj respektin më të thellë për komunikimin e ngrohtë dhe njerëzor si mësimdhënës, për aftësitë e spikatura pedagogjike, por edhe si një intelektual me vlera të larta shoqërore dhe qytetare’, shkruan presidenti Ilir Meta në mesazhin e tij.

Mesazhi i plotë i Ilir Metës:

Një tjetër lajm i trishtë më hidhëroi sot, ndarja nga jeta e njërit prej Profesorëve të mi të dashur, Llambro Filo, pedagogut veteran të Departamentit të Historisë.

Si ish-student i Tij ruaj respektin më të thellë për komunikimin e ngrohtë dhe njerëzor si mësimdhënës, për aftësitë e spikatura pedagogjike, por edhe si një intelektual me vlera të larta shoqërore dhe qytetare, me kontribut të shquar në fushën e Historisë, së cilës i kushtoi gjithë jetën e Tij.

Duke ndarë dhimbjen me familjen Filo, të afërmit, komunitetin e nderuar të historianëve dhe të gjithë studentët e shumtë të Tij, ju shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta!

Lamtumirë i dashur Profesor!

I paharruar kujtimi!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco