Anëtari i VV-së jep falas materiale shkollore për nxënësit që kanë nevojë

Anëtari i VV-së jep falas materiale shkollore për nxënësit që kanë nevojë

14:44, 13/09/2020

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Hyseni, ka dhënë një shembull të mirë, duke dhuruar falas pajisje shkollore për të gjithë ata që kanë nevojë.

Në një shkrim në rrjetin social “Facebook”, Hyseni ka porositur të gjithë që njohin ndonjë familje me kushte të vështira ekonomike dhe nuk mund t’i pajisin fëmijët me pajisje shkollore, ta kontaktojnë atë në rrjetin social, dhe ai do ua sjell pajisjet shkollore deri tek dera e shtëpisë.

Shkrimi i plotë:

Miq, kushdo qe e din se ka familje me kushte të vështira ekonomike e që ju duhen materiale shkollore per fëmijët, ju lutem të më shkruani privat dhe gjatë javës që vjen ua përcjellim materialet shkollore deri në adresën e kontaktin që e dërgoni.
Suksese e urime viti shkollor për të gjithë nxënësit!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco